Mazhoranca qeverisëse duket se është e përgatitur të administrojë zgjedhjet lokale, me apo pa opozitën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e socialistëve, ndërsa opozita nuk solli emra. Të ndodhur në këtë situatë, pak ditë më parë, KQZ bëri thirrje që qytetarët të aplikojnë për komisionerë të zgjedhjeve, pasi bëhen edhe emërime kryesisht. Gjithashtu, në mbledhjen e kësaj të marte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e gjeti pa probleme kandidaten e LSI-së për Këshillin Bashkiak në Fier, Marsiola Begaj (A2 Televizion)