Toka është planeti më i mrekullueshëm deri më sot, por natyra shpesh e sfidon me fenomene të jashtëzakonshme që mbeten për shumë kohë në mendjen e njerëzimit, ndonjëherë edhe për gjithë jetën. Ky fenomen i natyrës që prej miliona vitesh i shkakton tokës fatkeqësinë më të madhe, në mënyrë krejt paradoksale, buron prej vetë tokës, fenomen që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë globale, dëme njerëzore dhe materiale. Japonia, Indonezia, Irani por edhe Italia, Greqia dhe Turqia janë vende me aktivitet të lartë sizmik. Edhe në Shqipëri, në totalin e fatkeqësive natyrore që prekin vendin, tërmetet përbëjnë18% të numrit të tyre. Është e freskët në kujtesën tonë, fuqia e tërmetit të 26nëntorit 2019 ku lëkundjet e madhësisë 6.4 shkaktuan humbje njerëzore dhe dëme të mëdha materiale; plagë të cilat janë ende të pambyllura. (A2 Televizion)
SPECIALE A2/ 1 vit nga tërmeti, çfarë ndodhi me tokën shqiptare atë mëngjes nëntori?
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
TE FUNDIT
All - General - 2
All - General - 3
MË TË VIZITUARAT
All - General - 4
All - General - 5
Live Updates
All - General - 7