Kushtet e Privatësisë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 16:53 | FOOTER
Kushtet e Privatësisë
A2 CNN, Channel Affiliate

Ky Njoftim për Privatësinë, plotëson informacionin e përfshirë në politikën tonë të privatisë së Opinion TV, dhe zbatohet vetëm për të gjithë vizitorët, përdoruesit dhe të tjerët që vizitojnë Opinion TV (”klientët” ose “ju”). Ne e përshtatëm këtë njoftim për të përmbushur Ligjin 9887, datë: 10.03.2008, “për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Përditësimi i fundit

Ky njoftim për privatësinë u përditësua në Mars 2023.

Përkufizimet

Shërbimi nënkupton faqen e internetit të Opinion TV dhe të gjitha shërbimet që Opinion TV ofron.

Të dhënat personale nënkuptojnë të dhënat për një individ të gjallë që mund të identifikohet nga ato të dhëna (ose nga ato dhe informacione të tjera që janë në zotërimin tonë ose që mund të zotërohen nga ne).

Të dhënat e përdorimit: janë të dhënat që mblidhen automatikisht, të gjeneruara nga përdorimi i Shërbimit ose nga infrastruktura e vetë Shërbimit (për shembull, koha e vizitës në një faqe).

Cookies janë skedarë të vegjël të ruajtur në pajisjen tuaj (kompjuter ose pajisje mobile).

Kontrollori i të dhënave është një person fizik ose juridik që (vetëm ose bashkërisht me persona të tjerë) përcakton qëllimet dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale. Për qëllimin e kësaj Politike Privatësie, ne jemi kontrollori i të dhënave tuaja.

Përpunuesit e të dhënave (ose ofrues shërbimi) janë çdo person fizik ose juridik që përpunon të dhënat në emër të Kontrollorit të të Dhënave. Ne mund të përdorim shërbimet e ofruesve të ndyshëm të shërbimeve për të përpunuar të dhënat tuaja më saktësisht.

Subjekti i të dhënave është çdo individ i cili është subjekti i të dhënave personale.

Përdoruesi është individi që përdor Shërbimin tonë. Përdoruesi korrespondon me Subjektin e të Dhënave, i cili është edhe subjekti i të dhënave personale.

Politika jonë e Privatësisë përcakton vizitën tuaj në Opinion TV, dhe shpjegon se si mbledhim, çfarë mbledhim, ruajmë dhe marrim informacion që rezulton nga përdorimi i Shërbimit tonë.

Ne i përdorim të dhënat tuaja për të ofruar e për të përmirësuar Shërbimin. Duke përdorur këtë Shërbim, ju bini dakord me mbledhjen dhe përdorimin e informacionit sipas kesaj politike dhe nenit 28 të ligjit 9887, datë: 10.03.2008.

Të dhënat që mbledhim:

Identifikues dhe kategori të tjera të informacionit personal siç janë përcaktuar në Ligjin 9887, datë: 10.03.2008, "për mbrojtjen e të dhënave personale":

Emri i vërtetë, pseudonime, adresa postare, numri identifikues personal unik, identifikues online, adresa e Prokollollit të Internetit, adresa e email-it, numri i telefonit, emri i llogarisë, numri i lejes së drejtimit të automjetit, numri i pasaportës, identifikues të ngjashëm.

Internet ose veprimtari të ngjashme në rrjet:

Historiku i shfletuesit të internetit dhe historiku i kërkimit brenda aplikacionit në: informacion mbi bashkëveprimin e një konsumatori me faqen dhe reklamat, Cookies dhe Përdorimin e të Dhënave te internetit.

Ne marrim kategoritë e informacionit personal nga kategoritë e burimeve të mëposhtme:

- Informacion i dhënë nga ju gjatë përdorimit të shërbimit, anketave, sondazheve, etj.
- Informacioni i dhënë nga shërbimet e produkteve që kërkoni nga ne.
- Informacioni i dhënë jo drejtpërdrejtë nga ju, përmes informacionit të marrë nga përdorimi i të dhënave dhe Cookies.

Përdorimi i Informacionit Personal

Ne mund të përdorim ose të zbulojmë informacionin personal që mbledhim për qëllimet e biznesit të mëposhtme:

- Për të përmbushur qëllimin e arsyes se pse e dhatë informacionin.
- Për t’ju dhënë informacionin, produktet ose shërbimet që kërkoni nga ne.
- Për të diktuar Gabime ne Siguri.
- Për t’i përgjigjur agjencive të zbatimit të ligjit për kërkesa të bëra me ligj, me urdhër gjykate, ose sipas rregullimeve ligjore.
- Për mirëmbajtjen e shërbimeve tona
- Për të njoftuar shërbimet tona
- Për të mbledhur informacion të vlefshëm për analizë, që të përmirësojmë shërbimet tona.
- Për të monitoruar përdorimin e shërbimeve.
- Për çdo qëllim tjetër me miratimin tuaj.

Ndarja e informacionit personal me palë të treta:

Ne zbulojmë/ndajmë informacionin tuaj personal të dhënë për qëllime biznesi me palë të treta si më poshtë:

- Furnizuesit e Shërbimeve
- Grumbulluesit e të dhënave
- Palë të treta me të cilat ju ose perfaqesuesit tuaj na autorizoni të japim të dhënat tuaja personale në lidhje me produktet ose shërbimet që ju ofrojmë
- Dhënie informacioni ndaj palëve të treta për dërgimin e dhuratave per efekt marketingu të ofruara nga furnizuesit e shërbimit apo palë të treta, në lidhje me shërbimet e produktit.

Qasje ndaj Informacionet dhe të Drejtat e Kalimit të të Dhënave:

Keni të drejtë të kërkoni që t’ju japim informacion të caktuar rreth mënyrës se si mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj. Pasi marrim kërkesën tuaj prej konsumatori, pasi e verifikojmë dhe e konfirmojmë, ne do t’ju japim informacion për:

Kategoritë e informacionit personal që kemi mbledhur rreth jush.

Kategoritë e burimeve të informacionit personal që kemi mbledhur rreth jush.

Qëllimin tonë për arsye tregtie dhe biznesi për mbledhjen dhe shitjen e informacionit personal.

Kategoritë e palëve të treta me të cilat ndajmë informacionin personal.

Pjesët specifike të informacionit që mbldhim rreth jush (të quajtura gjithashut kërkesë për kalim të dhënash).

Të drejtat për kërkesën e fshirjes së të dhënave

Ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë/korigjojmë të dhënat tuaja që kemi marrë nga ju dhe i kemi ruajtur, subjekt i disa përjashtimeve. Pasi të marrim, të verifikojmë dhe të konfirmojmë kërkesën tuaj, do të fshijmë (dhe do t’i udhëzojmë ofruesit tanë të shërbimeve që të fshiijnë) të dhënat tuaja personale nga regjistrat, përveç përjsahtimeve që zbatohen në përputhje me nenin 13 të ligjit 9887, të datës 10.03.2008, “për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe mund t’ju mohojmë kërkesën për fshirje nëse mbajtja e informacionit është e nevojshme për ne ose për ofruesit tanë të shërbimit, në raste kur:

Duhet përmbushur transaksioni për të cilin kemi marrë informacion personal, për të ofruar një produkt ose shërbim që keni kërkuar, për të marrë masa të arsyeshme, siç priten benda konteksit të marrëdhënies së biznesit që kemi me ju, ose për të zbatuar kontratën tonë me ju.

Për të diktuar indicie të sigurisë, për të krijuar mbrojtje kundër veprimtarive dashakeqe, mashtruese, grabitëse, ose veprimtari të tjera të paligjshme ose për të përndjekur ligjërisht ata që janë përgjegjës për këto veprimtari.

Për të analizuar produktet që të identifikohen dhe riparohen gabime që pengojnë funksionalitetin ekzistues apo atë të synuar.
Për të ushtruar të drejtën e fjalës, për të garantuar të drejtën e një konsumatori tjetër për të ushtruar të drejtën e fjalës së lirë, apo për të ushtruar një tjetër të drejtë që garantohet nga ligji.

Në përmbushuje të Ligjit 9887, data 10.03.2008, për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për të mundësuar vetëm përdorime të brendshme që përputhen në mënyrë të arsyeshme me pritshmëritëe konsumatorit, bazuar në marrëdhënien tuaj me ne.

Për të respektuar një detyrim ligjor.

Për përdorime të tjera të brendshme dhe të ligjshme të atij informacioni që janë të përputhshme me kontekstin në të cilin e keni ofruar.

Ushtrimi i të drejtave për Akses, Kalim të Dhënash dhe Fshirje

Në mënyrë që të ushtroni të drejtat për akses, kalim të dhënash dhe fshirje të të dhënave, siç përshkruhet më sipër, ju lutem dërgoni një kërkesë të verifikueshme konsumatori duke përdorur një nga opsionet e mëposhtme:

Na shkruani në e-mail te [email protected]
Na telefononi te +355 4 454 2000

Vetëm ju ose personat e autorizuar prej jush mund të veprojnë në emrin tuaj ose të bëjnë kërkesa për Informacionin tuaj Personal. Do të përdorim metoda të arsyeshme për të verifikuar kërkesat, si për shembull krahasimi i adresave postare që ndodhen tek të dhënat që na janë ofruar nga ju.

Mund të bëni vetëm kërkesa të verifikueshme konsumatori për të marrë të dhënat apo për kalim të dhënash. Kërkesa e verifikueshme e konsumatorit duhet të:

Ofrojë informacion të mjaftueshëm që na lejon të verifikojmë në mënyrë të arsyeshme që ju jeni realisht personi për të cilin kemi mbledhur Informacion Personal, ose një përfaqësues i autorizuar.

Përshkruani kërkesën me të dhëna të mjaftueshme që na lejon të kuptojmë, të vlerësojmë e të përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme.

Ne nuk mund t’i përgjigjemi kërkesës suaj për t’ju dhënë Informacion Personal nëse nuk verifikojmë dot identitetin apo autoritetin që keni për të bërë kërkesën, dhe për të konfirmuar Informacionin Personal që ka lidhje me ju. Kryerja e kërkesave të verifikueshme të konsumatorit nuk kërkon që të krijoni medoemos një llogari me ne. Do të përdorim vetëm Informacionin personal që është dhënë nëpërmjet një kërkese të verifikueshme konsumatori, për të identifikuar identitetin e kërkuesit apo autoritetin e tij për ta bërë një kërkesë të tillë.

Ndryshimet në Njoftimin e Privatësisë

Ne rezervojmë të drejtën për ta ndryshuar këtë njoftim privatësie sipas konsideratës tonë dhe në çdo kohë. Kur ta bëjmë, do të postojmë një njoftim në faqen tonë me Njoftimin e përditësuar, si dhe se kur është bërë “Përditësimi i Fundit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu