11 viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 15:05 | Kosova
11 viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Kështu, në 24 orët e fundit, nga 1749 testime, janë konfirmuar 730 infeksione ditore.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 11 humbje jete për një total prej 732 viktimash.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 24.155.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit,75 pacientë e kanë mposhtur betejën me koronavirusin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos