13-vjeçari hero shpëton shokët e klasës pasi shoferi i autobusit humbi ndjenjat

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 09:18 | Aktualitet

Një nxënës i klasës së shtatë u shndërrua në heroin e shkollës, pasi u shpëtoi jetën e shokëve kur shoferi i autobusit me të cilin po udhëtonin, humbi ndjenjat.

Dillon Reeves po kthehej në shtëpi pas një ditë mësimi, bashkë me 66 nxënës të tjerë të një shkolle në Warren, Masaçusets, kur ata vunë re se shoferi humbi ndjenjat në timon. Në kamerat e sigurisë shihet që shoferi kërkon ndihmë në radio dhe po përpiqej të ndalonte. Por para se ta bënte këtë, humbi ndjenjat dhe kontrollin e mjetit.

Por nxënësi guximtar u afrua me shpejtësi dhe frenoi duke marrë drejtimin e autobusit. Më pas ai i thotë shokëve të telefonojnë urgjencën. Fatmirësisht, askush nuk u dëmtua pas incidentit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/WsPay5wRbbY

A2 CNN Livestream

Latest Videos