Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fatura e pastrimit të drejtësisë, mbi 10 milionë lekë në muaj të shkarkuarve nga vetingu për të qëndruar në shtëpi

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 10:21 | Aktualitet
Fatura e pastrimit të drejtësisë, mbi 10 milionë lekë

Vendimet për shkarkim nga detyra të dhëna në shkallën e parë të vetingut i largojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga sallat e gjyqit, por nuk i lënë ata pa rrogë.

Sipas ligjit, të shkarkuarit pezullohen nga detyra dhe nëse ankimojnë vendimin paguhen me 75 për qind të pagës së tyre derisa të shprehet me vendim Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Shkalla e Dytë e vetingut. Në rast se vendimi i shkarkimit merr formë të prerë, në atë moment shteron edhe rroga nga shteti. Në të kundërt, nëse vendimi ndryshon dhe i shkarkuar kthehet në detyrë, i kompesohet edhe 25 për qindëshi i munguar i pagës.

https://a2news.com/2020/05/11/raporti-vjetori-i-prokurorise-cela-vettingu-na-boshatisi-prokurorite-me-keq-ne-2020/

Sipas ritmit të deritanishëm në Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pritja për shqyrtimin e ankimeve mund të shkojë nga 6 deri në 18 muaj. Në terma financiarë, kur paga mesatare e gjyqtarëve e prokurorëve është rreth 220 mijë lekë të rinj, rroga mujore e pakësuar e një të shkarkuari nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkon në gati 170 mijë lekë.

Referuar shifrave të procesit të vetingut, rreth 60 gjyqtarë e prokurorë janë në pritje të shqyrtimit të ankimit të bërë në prej tyre në Apel. Në një llogaritje të përafërt, fatura financiare e çdo muaji e taksapaguesve për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar mbërrin në mbi 10.2 milionë lekë të rinj.

Deri në javën e parë të gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit numëronte 117 vendime për konfirmim në detyrë dhe 105 vendime shkarkimi.

https://a2news.com/2020/01/30/drejtuesja-e-komitetit-shqiptar-te-helsinkit-nuk-ishte-menduar-se-do-te-ngelnin-kaq-shume-ne-vetting/

A2 CNN Livestream

Dita jonë