Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A ka PS vullnet politik kundër korrupsionit? Krasniqi: Duhet të kishte larguar personin në listën e zezë të DASH

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 22:28 | Politikë
A ka PS vullnet politik kundër korrupsionit? Krasniqi: Duhet të kishte

Pjesë e debatit në “Absolut 4” nëse Partia Socialiste meriton një mandat të tretë ishte dhe çështja e reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

Për drejtuesin e Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi nëse kjo forcë politike do të kishte vullnet për të luftuar korrupsionin do të duhej të largonte nga Kryesia e saj një person që është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, duke iu referuar në këtë mënyrë ish kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Krasniqi, largimi i Dakos është kompetencë vetëm e PS, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë.

“Ajo që ka në dorë Partia Socialiste është vullneti politik. Dhe PS vazhdon të ketë në Kryesinë e saj ende një person që ndodhet në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe është një fakt konkret dhe rasti i parë në historinë e partive politike në Shqipëri dhe është e habitshme sesa i pushtetshëm është ai individ që partia detyrohet ta mbajë në Kryesi. Dhe nëse do të kishte vullnet politik kundër korrupsionit ky duhet të ishte akti i parë publik që duhet të bënte partia politike.

Kjo është ajo që PS ka kompetencë për ta bërë vetë dhe nuk e ka bërë deri më sot. Ai ruhet aty dhe kryeministri e mbron kudo në mënyrë publike. Edhe individë që janë larguar nga dekriminalizimi janë ricikluar në drejtues në rrethe”, përfundoi Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë