Gacek në “Absolut 4”: Listat e hapura, qytetarët duhet të informohen për mënyrën e votimit

Untitled collage 15 1100x620

Një tjetër temë e diskutuar në “Absolut 4” me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek ishte dhe mënyra se si do të votohet në këto zgjedhje.

Për ambasadoren Gacek, zgjedhjet këtë vit kanë diçka të re, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin deputetin që duan, falë listave të hapura.

Megjithatë zyrtarja e lartë e OSBE kërkoi që qytetarët të informohen si duhet për mënyrën e votimit për të shmangur votat e pavlefshme.

“Kemi diçka të re në këto zgjedhje. Nuk mund të themi nëse duhet të jetë me lista të hapura apo të mbyllura. Të dyja janë të pranueshme për standardet tona. Por Shqipëria ka lista të hapura, për herë të parë. Kjo do të thotë që nëse zgjedh partinë që përfaqëson bindjet ideologjike, më pas mund të zgjedhësh kandidatin. Njerëzit nëpër rrethe i njohin mirë kandidatët. Them se kjo veçori duhet të japë më shumë besim, sepse nëse dikush mendon se ky person s’do të jetë kandidat i mirë, tani kanë mundësinë të zgjedhin pikërisht kandidatin që duan. Është një mundësi zgjedhjeje më shumë për

Sigurisht që do të jetë sfidë për votuesit, sepse për herë të parë do të kenë një format të ri. Më parë ka qenë shumë e thjeshtë. Tani do të kenë një broshurë me shumë emra. Do të shohim dhe se si po shkon programi për edukimin e votuesit. Sepse është e rëndësishme që njerëzit të mos bëjnë gabime. Ta dinë se si ta hedhin votën siç duhet nga ana teknike”, tha Gacek.