“Dilemat” e Kushtetueses për Komisionin e Venecias, mendimet pro dhe kundër të analistëve në “Absolut 4”

15 KORRIK 2021 4 ABSOLUT P3 PGM frame 51253 1100x620

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me mandatin e kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të dy viteve më parë, është diskutuar në studion e “Absolut 4” me analistët e gazetarët Afrim Krasniqi, Aristir Lumezi, Erlis Çela dhe Rezarta Çaushaj.

Lumezi, Çela dhe Çaushaj ndanë të njëjtin mendim kur thanë se kërkesa për Komisionin e Venecias tregon një lloj presioni në të cilin ndodhet Gjykata Kushtetuese.

“E shoh Gjykatën kushtetuese në një lloj presioni se janë çështje që duhet t’i zgjidhë vetë. Venecia nuk di situatën politike, si janë zhvilluar gjërat, ndërkohë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese lexojnë kushtetutën në frymë e gërmë. Më duket si dalje apo justifikim ndaj presionit që gjykata ka mbi këtë çështje. Nëse zgjedhjet duhet të zhvillohen çdo 4 vjet, apo duhet të bëheshin zgjedhje moniste pala tjetër u vetëpërjashtua. Nuk i pengoi askush partitë të futeshin në zgjedhje. Unë si zgjedhës u dënova duke mos patur alternativë”, thotë Lumezi.

“Ne shkonim te komisioni i Venecias kur nuk kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale, është një presion, dhe ne kemi paguar kosto që ata të mos kenë presion. Nëse ata janë presion ka një probleme me ata anëtarë të GJK. Një alibi për vendimin që do të merret”, thotë pedagogu Çela.

“Është shqetësues për shkak të investimit në reformën në drejtësi dhe tregues i një presioni që sugjeron për ndikim politik”, u shpreh Çaushaj.

Por ndryshe e shikon analisti Krasniqi, sipas të cilit është i vetmi organ që po merr vendime të drejta, dhe këtu i referohet vendimit për pragun apo herësin.

“Deri tani jam i kënaqur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, i vetmi organ që po merr ca vendime. Kundër pragut të votës, është kundër marrëveshjes së dy palëve është  duhur tregoi që marrëveshja e 5 qershorit është antikushtetuese”.