Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Opozita, e paaftë për të vendosur standarde” Rezarta Çaushaj: Raporti sipërfaqësor, nuk i shërben PD-së

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 22:37 | Politikë
“Opozita, e paaftë për të vendosur standarde” Rezarta

“Opozita ka qenë dhe është e  paaftë për të vendosur standarde dhe për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe të riformatohej. Këtë mendim ndau në studion e Absolut 4 gazetarja Rezarta Çaushaj, duke komentuar analizën e zgjedhjeve të 25 prillit të Partisë Demokratike. Sipas saj raporti për analizën e zgjedhjeve i PD-së është sipërfaqësor dhe i dizenjuar për të përligjur humbjen dhe nuk i shërben PD-së.

 “Nuk ishte asnjë surprizë, ishin teza të artikuluara në publik, pjesërisht ne zgjedhje e pas tyre, analizë statistikore te numrave që nuk prodhuan një reflektim. Opozita ka qenë dhe është e  paaftë për të vendosur standarde, për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të kishte një proces riformatimi ku kryetari që ka humbur jep dorëheqjen dhe raporti në fjalë është sipërfaqësor dhe i dizenjuar për të përligjur humbjen më tepër se për të prodhuar një refleksion apo për t ‘i shërbyer PD-së”.

Sipas Çaushajt dalja e PD-së me një raport fitimtar që përllogarit të sajat votat e aleatëve nuk i përshtatët një parti si ajo që pretendonte të vinte në pushtet por një partie rishtare që nuk ka synim të qeverisë.

“PD u angazhua në dizinformim se i llogarit të sajat votat e aleatëve dhe ka dalë më një raport fitimtar, por nuk i përshtatet PD që pretendonte të vinte në pushtet, por një partie rishtare që nuk ka synim të qeverisë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë