OKB bën bilancin e civilëve të vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 17:38
ukraine ushtar 1181x720

OKB bën bilancin e civilëve të vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë

Përditësuar më: 9/3/2022, ora 17:38

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se 516 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Nga raportimi i fundit i OKB-së ditën e hënë, ka një rritje prej 42 viktimash.

Gjithashtu, kjo organizatë thekson se janë plagosur 908 civilë.

“Shumica e viktimave civile janë regjistruar nga përdorimi i armëve shpërthyese me impakt të gjerë, përfshi sisteme raketore dhe predha”, thotë OKB, që shton se me shumë mundësi numri i viktimave dhe të plagosurve është edhe më i lartë sesa ai zyrtar.