SHBA mendon të tjera sanksione ndaj Rusisë

Publikuar më: 10/3/2022, ora 18:04
yellen washington post 1280x720

SHBA mendon të tjera sanksione ndaj Rusisë

Publikuar më: 10/3/2022, ora 18:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për të ndëshkuar “krimet” që po bëhen në Ukrainë.

“Edhe pse sanksionet që kemi vendosur tashmë janë një goditje e rëndë për ekonominë ruse, po mendojmë që të vendosim edhe disa të tjera”, tha Janet Yellen, Sekretarja e Thesarit të SHBA-së.

“Ekonomia ruse do të dëmtohet rëndë nga sanksionet që kemi vendosur, por po mendojmë të ndërmarrim hapa të mëtejshëm”, tha Yellen për “Ëashington Post”, por pa specifikuar se cilët do të jenë këto sanksione të reja.

Sipas saj, SHBA po punon ngushtë me aleatët për të menduar për sanksione.

“Po shohim që Rusia nuk po tërhiqet nga lufta e tmerrshme që ka nisur. Madje, duket se po intensifikohen krimet ndaj civilëve ukrainas. Prandaj, na duket e përshtatshme që të mendojmë sanksione të reja. Ne e kemi izoluar financiarisht Rusinë. Rubla është në rënie të lirë dhe Rusia është përjashtuar nga sistemi financiar ndërkombëtar”, deklaroi Yellen.