Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Rrugëtimi i fundit i Klajdit”, i jepet lamtumira të riut shqiptar nga Lushnja, që u vra në Itali

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 13:41 | Kronikë
“Rrugëtimi i fundit i Klajdit”, i jepet lamtumira të riut

Ka mbërritur sot në Lushnje trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit që u vra të dielën në Ankona nga një algjerian.

Të afërm, miq dhe të njohur shoqëruan dje pasdite në portin e Ankonës arkivolin e Klajdi Bitrit mbuluar me flamurin kuqezi. Komuniteti shqiptar dhe shokët marshuan duke brohoritur “drejtësi”.

Në rreshtin e parë, vëllai i Klajdit, Xhuliano, më pas miqtë e tij, të ardhur me dhjetëra, anëtarë të komunitetit shqiptar dhe shokë të ekipit të futbollit.

Sikurse shkruajnë mediat italiane, ata parakaluan në portin e Ankonës dhe artikuluan një fjalë të vetme: “Drejtësi, drejtësi, drejtësi”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi