Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Marrëveshja e grurit, Erdogan udhëton në Rusi, do të takohet me Putin  

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 10:07 | Bota
Marrëveshja e grurit, Erdogan udhëton në Rusi, do të takohet

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po viziton sot Rusinë për të diskutuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, rivendosjen e një marrëveshjeje që lejon eksportimin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi. Bisedimet zhvillohen në Soçi, në Rusinë Jugperëndimore.

Ky është takimi i parë midis Erdogan dhe Putin që nga tetori i vitit 2022, në një kohë kur ushtria ruse përpiqet të frenojë një kundërofensivë ukrainase, për të cilën Kievi thotë se po avancon me sukses.

Kreu i shtetit turk shpreson se bisedimet për eksportet e drithit ukrainas do të bëhen një trampolinë për fillimin e negociatave më të gjera të paqes midis Kievit dhe Moskës.

Erdogan është ndër të paktët liderë të vendeve anëtare të NATO-s që mbeten në kontakt me Putin.

Mungesa e një marrëveshjeje ka ardhur për shkak të sanksioneve perëndimore. Që atëherë, Moska ka kërcënuar se do të sulmojë anijet që nisen nga portet e Ukrainës në Detin e Zi. Gjithashtu, ka intensifikuar bombardimet e infrastrukturës portuale të Ukrainës.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi