Të përfshirë presidentë klubesh, lojtarë dhe arbitra, zbulohet një tjetër skandal bastesh

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 11:27 | Futboll
Të përfshirë presidentë klubesh, lojtarë dhe arbitra,

Një skandal bastesh ka tronditur kategorinë e dytë në Bolivi, duke detyruar drejtuesit e federatës që të ndalojnë kampionatin.

Sipas mediave sportive, vendimi është marrë nga presidenti i Federatës, Fernando Costa, i cili denoncoi disa ndeshje të dyshuara si të trukuara duke u detyruar në këtë formë për të marrë vendimin ekstrem.

Nën hetim janë drejtues klubesh, lojtarë si dhe një pjesë e madhe e arbitrave. Tashmë, për të zgjedhur fituesin e kampionatit, do të organizohet një mini-turne që do të zgjasë për dy muaj, nga tetori në dhjetor.

Ndërkohë, kjo pauzë do t’i japë kohë Federatës për të dalë në përfundime më të saktë dhe të rinisë sërish aktivitetin, këtë herë duke pretenduar një kampionat të pastër, në vitin 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos