Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

“Gërdeci”, Mediu në GJKKO: Të merren në pyetje ish-ministra, zyrtarë të DASH edhe gjeneralë të NATO

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 13:36 | Aktualitet
“Gërdeci”, Mediu në GJKKO: Të merren në pyetje

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij për “Gërdecin” në këtë gjykatë. Mes tyre, ai kërkon që të merren në pyetje zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Mes dëshmitarëve ish-zv.sekretari i mbrojtjes në DASH, ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqësues të SAC, si edhe ish-ministrat Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.

Gjithashtu, gjykata vendosi sot që procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme do të vijojë me procedurën e gjykimit të zakonshëm duke shfuqizuar vendimin e marrë me herët për gjykim të shkurtuar.

Me tej, për t’i dhënë kohë prokurorëve të paraqesin kërkesën për prova, seanca u shty për në 22 shtator. Gjykata nuk u shpreh në lidhje me provat e kërkuara nga avokatët.

Në këtë gjykatë, ish-ministri përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit. Në vijimësi, Mediu ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, duke i konsideruar ato si të motivuara politikisht.

Lista e disa dëshmitarëve

Personalitete politike

A2 CNN Livestream

A2 Business