Rusia nuk përmendet me emër, arrihet konsensus në deklaratën e përbashkët të vendeve të G20

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 15:20 | Bota
Rusia nuk përmendet me emër, arrihet konsensus në deklaratën

Pavarësisht ndasive të thella mbi luftën në Ukrainë dhe mungesën e dy aktorëve kyç, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, 20 ekonomitë më të mëdha në botë, duke se kanë arritur konsensus mbi një deklaratë të përbashkët në samitin që po mbahet në Indi.

Njoftimin e rëndësishëm, e bëri kryeministri i vvendit organizator, Narendra Modi, në atë që konsiderohet një moment historik i presidencës indiane të G20-tës. “Sapo kam marrë një lajm  të mire. Pas punës së palodhur të ekipeve tona negociuese, kemi arritur një konsensus për Deklaratën e Liderëve të Samitit të G20-tës. Njoftoj, miratimin e deklaratës”, tha ai.

Kishte pak shpresë se udhëheqësit mund të dakordësoheshin mbi deklaratën, ku pika më e nxehte ishte mënyra se si do të përshkruhej në të, lufta në Ukrainë. Në paragrafin kushtuar luftës, shprehet shqetësimi i thellë mbi vuajtjet që shkaktojnë konfliktet rreth botës, pa u përmendur specifikisht Rusia.

Deklarata u bën thirrje të gjitha palëve të ndjekin Kartën e OKB dhe të përmbahen nga kërcënimi I përdorimit të forcës për përvetësim territorial, kundër sovranitetit të një shteti të pavarur. Rreshtat janë sërish të hapura për interpretim dhe nuk përmendin ndonjë vend. Por ekspertët e shohin si një referencë indirekte ndaj Moskës, vargun më lart, ku vlerësohet se përdorimi armëve nukleare është i papranueshëm.

Modi dha edhe një tjetër lajm te rëndësishëm më herët gjatë ditës, kur bëri të ditur se Unioni Afrikan, do t’i bashkohej grupit të ekonomive më të mëdha.

Samiti i G20-ës mbahet për herë të parë në Azinë Jugore, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të tillë si Joe Biden, Rishi Sunak, Emanuel Macron apo Olaf Scholz. Në tryezë janë çështje të tilla si ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe ristrukturimi i borxhit për vendet e varfra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos