Valë dorëheqjesh në Ministrinë e Arsimit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 14:50 | Politikë
Valë dorëheqjesh në Ministrinë e Arsimit

Një valë dorëheqjesh priten nga Ministria e Arsimit.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se kabineti i ish-ministres Kushi do të dorëzojë të hënën dorëheqjen, ndërkohë që në fundjavë kanë boshatisur zyrat.

Kryeministri Rama, me ndryshimet e fundit në qeveri, vendosi që ministrja e re e Arsimit të jetë Ogerta Manastirliu, e cila drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ditën e sotme, me anë të një postimi në Facebook, Manastirliu thekoi se “sot, në përfundimin e këtij rrugëtimi sfidues prej një dekade, në drejtimin e QSUT dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dua t’i shpreh mirënjohjen çdo bashkëpunëtori, për përpjekjen e përorëshme për të fuqizuar dhe ndërtuar shëndetësinë e të sotmes, e hedhur bazat për të nesërmen, me synim arritjen e mbulimit shëndetësor universal, me bindjen se plot punë janë bërë, por ende shumë mbetet për t’u realizuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos