Anëtarëve të sigurisë së Kim Jong Un iu deshën disa minuta për të dezinfektuar karrigen ku lideri i Koresë së Veriut u ul gjatë samitit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet teksa një pjesëtar i sigurisë së Koresë së Veriut, i veshur me doreza të bardha, fshin me shumë kujdes karrigen e Kim.
Pasi e fshiu mirë, që te dorezat, këmbët e karriges, më pas roja i sigurisë bëri një tjetër kontroll me një pajisje për të shmangur çdo surprizë të pakëndshme.
I gjithë ky proces është parë nga një truprojë ruse i cili shikonte mjaft i hutuar. (A2 Televizion)