Një 41-vjeçar është vënë, ditën e sotme, në pranga pasi dyshohet se i mori jetën me armë zjarri një shqiptari në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, ndërsa autori i dyshuar është kapur në afërsi të Fushë Krujës me qëllim ekstradimin.
41-vjeçari Sh. K., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më 18 gusht të vitit të shkuar dyshohet se vrau me armë zjarri një shqiptar në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza.
41-vjeçari do të ekstradohet në Itali ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim. (A2 Televizion)