Zbulohen dy librat që Erdogan i bëri dhuratë Elon Musk

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 11:54 | Bota

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka zhvilluar një takim edhe me Elon Musk, themeluesin e Tesla dhe SpaceX.

Në këtë takim, ata folën mbi përparimet e vrullshme që Musk ka bërë në fushën e teknologjisë, por nuk ngurruan të flasin edhe për vizionin digjital të Turqisë dhe Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale.

Erdogan i kërkoi Musk që të bëjë të mundur hapjen e fabrikës së shtatë të “Teslas” në shtetin turk, ku kujtoi edhe bashkëpunimin e frytshëm me futjen në treg të makinës elektrike “Togg”.

Presidenti Erdoğan deklaroi se po shikohet si mundësi për bashkëpunim me SpaceX në hapat e ndërmarrë dhe që do të ndërmerren në kuadër të programit hapësinor të Turqisë dhe ftoi Musk në eventin e madh teknologjik “Teknofest”, që do të zhvillohet në Izmir.

Pas takimit mes tyre, kreu i shtetit turk, i dhuroi Musk dy libra, titujt e të cilëve janë zbuluar nga mediat turke. Bëhet fjalë për librat: “UN Reform: A New Approach to International Cooperation”, i shkruar nga Drejtoria e Komunikimit në Turqi dhe “A Fairer World is Possible”, i shkruar nga vetë Erdogan.

Kujtojmë se, Presidenti Erdogan ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Erdogan shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kryetari i Komisionit të Industrisë, Tregtisë, Energjisë, Burimeve Natyrore, Informacionit dhe Teknologjisë Mustafa Varank e të tjerë.

Elon Musk and Lil X were seen together in New York, where they are set to meet with Turkish President Recep Tayyip Erdogan.???? @elonmuskpic.twitter.com/UXT0fukdmf

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024