Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

I martuar me infermierin Tyler Macbeth, kush është biznesmeni i suksesshëm greko-amerikan që u zgjodh lideri i ri i Syriza-s  

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 17:18 | Ballkani
I martuar me infermierin Tyler Macbeth, kush është biznesmeni i

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për liderin e partisë më të madhe të opozitës në Greqi, Syriza, rishtar politik Stefanos Kasselakis, një grek homogjen i ardhur nga SHBA, ka fituar bindshëm ndaj rivales së tij, Efi Ahtsioglou, një ish-ministre në qeverinë e viteve 2015 të të majtëve.

35-vjeçari Stefanos Kasselakis, një ish-bashkëpunëtor i “Goldman Sachs” dhe biznesmen i suksesshëm, ka kryer brenda një kohe të shkurtër një fushatë të shkëlqyeshme në rrjetet sociale, duke premtuar që t’i japë fund pushtetit të Demokracisë së Re.

Kandidatura e Kasselakis ndau mbështetësit e Syriza-s përpara votimit, shumë prej të cilëve thanë se profili i tij nuk i përshtatej të majtës tradicionale. Fitorja e tij ka tronditur edhe kundërshtarët e tij politikë, të cilët e shohin atë si një kërcënim.

“Nëse nuk do ta kisha njohur kapitalizmin nga brenda, nëse nuk do të kisha parë padrejtësinë e parave, mund të mos kisha qenë majtist”, ka deklaruar ai në Facebook para disa ditësh.

I martuar me infermierin Tyler Macbeth që nga viti 2019, Kasselakis ka thënë se: “populli grek është gati të ketë një kryeministër që është i aftë, i pakorruptueshëm, i padëmtuar dhe që ndodh të jetë homoseksual“.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani