
Pasi babai i Jody Servon u nda nga jeta, ajo e ruajti në një qese të vogël plastike furçën e tij të flokëve.
“Në këtë mënyrë ajo e ruante akoma aromën e tij.”
Viti 2006, ishte një vit i vështirë për të. Ajo humbi gjithashtu tre shoqe të ngushta dhe ashtu e gjendur mes zisë, nisi të punonte me një fotograf për të dokumentuar objektet që njerëzit që ajo kishte humbur lanë pas: furçën e flokëve dhe protezat e gjyshit të saj të ndjerë.
“Halla ime po pastronte shtëpinë e tij dhe nuk dinte çfarë të bënte me to,” tha Servon duke iu referuar protezave.
Në vitet që pasuan, ajo ka mbledhur historitë pas dhjetëra objekteve që njerëzit kanë mbajtur pasi kanë humbur të dashurit e tyre.
“Puna në projekt u bë për mua një mënyrë për të përballur dhimbjen por edhe një mënyrë për të ndarë historitë që kishin njerëzit e tjerë, këto sende që ata i mbanin fort pranë, por që dukeshin të zakonshme ose të parëndësishme për të tjerët,” tha Servon, e cila koordinon një program të menaxhimit të artit në Universitetin Shtetëror Appalachian.
Bazuar në më shumë se një dekadë intervistash me miqtë, studentët dhe anëtarët e komunitetit të saj në Karolinën e Veriut, libri i ri i Servon, “Objektet e të vdekurve”, përcjell në një mënyrë të veçantë dhimbjen dhe zinë për ata që nuk janë më.
Librin, ajo e ka sjellë në bashkëpunim me Lorene Delany-Ullman, e cila shkruan prozat që shoqërojnë imazhet.
Disa objekte janë përkujtues të mirëfilltë, trupor të ish-pronarëve të tyre: Këmba protetike e një personi që kishte një gjymtyrë të amputuar.
“Tani që babi nuk është më, kam menduar ta kthejë këmbën e tij në abazhur.”
Të tjerët të kujtojnë jetën e lënë në mes në moshë shumë të njomë: Një smoking i vogël, i veshur nga një fëmijë që vdiq në foshnjëri, por megjithatë u mbajt për më shumë se dy dekada, flet për vuajtjet e një nëne të pikëlluar. Një pishe e thjeshtë, e mbajtur nga një mikeshë e viktimës së kancerit të gjirit, tregon historinë jo vetëm të vdekjes së gruas, por edhe të vajzës së saj adoleshente të vrarë.
Servon dhe Delany-Ullman thonë se projekti ka rezultuar terapeutik për të intervistuarit – dhe për ato vetë.
Ajo e përdori për t’u lidhur me njerëzit përreth saj dhe me objektet përmes të cilave mund të hapeshin tema të dhimbshme. (A2 Televizion)