Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

“Fenomeni” brazilian martohet për herë të tretë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 17:15 | Showbiz
“Fenomeni” brazilian martohet për herë të tretë

Ish-ylli brazilian i futbollit, Ronaldo, është martuar me partneren e tij modele Celina Locks. Ata u fejuan në janar të këtij viti, ndërsa kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre pasditen e së hënës në një kishë në fshatin e vogël Cubells në ishullin e Ibiza-s.

Pamjet e para të ceremonisë u publikuan nga modelja 33-vjeçare. Më pas, ata realizuan një postim të përbashkët me fenomenin brazilian, i cili tashmë është në moshën 47-vjeçare. “Sot mbajtëm një ceremoni të vogël dhe private”, shkruan ata duke mos dhënë më shumë detaje.

Locks dukej e mrekullueshme me vellon e bardhë, e cila i nxirrte në pah edhe linjat e saj mahnitëse. Mes atyre pak të ftuarve binte në sy edhe ish-futbollisti brazilian me të cilin Ronaldo ka luajtur te Reali i Madridit, Julio Baptista.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli