Mijëra besimtarë myslimanë pushtuan sheshet kryesore në Jemen, për të përkujtuar ditëlindjen e profetit Muhamet.
Të pranishmit mbanin në duar flamuj jeshil, simbol të Islamit dhe kopje të librit të shenjtë të Kuranit.
Gjatë të gjithë ceremonisë, besimtarët thërrisnin “Fitore Islamit” dhe ndoqën përmes një ekrani të madh fjalën e liderit houthi Abdel-Malek al-Houthi.
Lëvizja houthi e feston çdo vit ditëlindjen e profetit Muhamet në Jemen, për të treguar dhe mbështetjen e madhe që ajo ka fituar në vend vit pas viti.
Mawlid al-Nabi, është një ditë që shënohet nga të gjithë myslimanët. Zakonisht, sheshet kryesore të qyteteve zbukurohen dhe njerëzit mbajnë në duar ëmbëlsira për t’ua shpërndarë fëmijëve. (A2 Televizion)