Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Sulmohet me armë një qendër tregtare në Tajlandë, raportohen viktima

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 11:47 | Bota
Sulmohet me armë një qendër tregtare në Tajlandë,

Policia tajlandeze është ngritur në alarm pasi një person i armatosur ka hyrë në një qendër tregtare në kryeqytet dhe ka nisur të hapë zjarr ndaj personave të pranishëm.

Ngjarja është regjistruar në një nga zonat më të frekuentuara të Bangkokut, teksa raportimet flasin për viktima dhe të lënduar.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, teksa ambulanca dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe iu kërkojnë banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, pasi situata është ende aktive.

Aktualisht, në qendrën tregtare “Siam Paragon” dëgjohen ende të shtëna, teksa është ndërprerë dhe energjia elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli