Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Napoli, njerëzit kalojnë natën në rrugë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 07:57 | Bota
Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Napoli, njerëzit

Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar, mbrëmjen e kaluar, në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë.

Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km.

Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhi shumë pranë sipërfaqes së kores së tokës.

Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos