Kërkojnë paga e kushte më të mira, punonjësit e kujdesit shëndetësor grevë në SHBA

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 08:26 | Bota
Kërkojnë paga e kushte më të mira, punonjësit e

Më shumë se 75.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një grevë treditore, e cila pritet të ndikojë në shërbimet ndaj pacientëve, rezultatet e analizave dhe marrjen e barnave në të gjithë vendin.

“Kaiser Permanente”, është një kompani spitalesh, farmacish dhe klinikash me qendër në Kaliforni, e cila iu shërben afro 13 milionë amerikanëve çdo vit.

Koalicioni i Sindikatave, i cili përfaqëson rreth 85.000 punonjës të kompanisë, njoftoi një grevë treditore në Kaliforni, Kolorado, Oregon dhe Uashington, pasi negociatat për kontratën e punës ngecën gjatë natës.

Një nga kërkesat kryesore nga ata që janë në grevë është mungesa e personelit, e cila sipas tyre, po mbingarkon punonjësit dhe po vonon kujdesin jetik shëndetësor.

Sindikatat e punëtorëve të rrjetit Kaiser kërkuan një pagë minimale prej 25 dollarësh për orë në gusht, e pasuar nga rritje prej 7% në dy vitet e ardhshme dhe 6.25% në dy vitet më pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos