Procesi i Berlinit, ministrat e Jashtëm mblidhen sot në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 08:24 | Politikë
Procesi i Berlinit, ministrat e Jashtëm mblidhen sot në Tiranë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, disa ditë para mbajtjes së samitit, që pritet të ketë lajme të mira për rajonin e Ballkanit.

Takimi mbledh bashkë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Takimi do të drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ministri Igli Hasani, vendi që mirëpret Samitin e Procesit të Berlinit. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjenda e Gjelbër, ajo Digjitale dhe përafrimi me Tregun Unik të BE-së.

AGJENDA:

09:00 – 09:30: Mbërritja e krerëve të delegacionëve

9:30 – 10:15: Hapja e Sesionit I

10:45 Sesioni II

12:20 Mbyllja e takimit

12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos