Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 48%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 11:37 | Aktualitet
Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, Gjykata e

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit. Kështu, kërkesa e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë i kalon Gjykatës së Lartë për vlerësim.

Ndërkohë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është shprehur pas vendimit se janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut. Sipas Dules, i cili e cilësoi Belerin si një të burgosur politik të kryeministrit Edi Rama, me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, është vendosur një precedent i rrezikshëm.

Pranë ambienteve të Gjykatës është prezente edhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi.

Kujtojmë se Fredi Beleri ka kërkuar leje të posaçme nga burgu për t’u betuar si kryebashkiak para këshillit të Bashkisë Himarë.

Përmes kësaj kërkese, Beleri ankimon vendimin e Drejtorisë së Burgjeve, që i refuzoi lejen, që do t’i mundësonte marrjen e detyrës së kryebashkiakut.

Pas kalimit për kompetencë nga Gjykata e Posaçme në atë të Durrësit, kërkesa e tij ka kaluar një tjetër “ping-pong”, këtë herë mes gjyqtarëve.

Dita jonë