Euro ka bërë një pikë kthesë në tregun e këmbimit valutor duke u forcuar lehtë përballë lekut.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 105.63 lekë duke fituar 0.13 pikë në raport me një ditë më parë.
Në shitje, një euro po këmbehet me 106.02 lekë, ndërsa po blihet me 105.21 lekë.
Pas një rritje domethënëse ditët e fundit, edhe dollari i është rikthyer rënies duke zbritur nën nivelin e 100 lekëve. (A2 Televizion)