Lufta me Hamasin kërcënon Lindjen e Mesme, predha nga Siria dhe Hezbollau libanez mbi Izrael

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 08:51 | Bota
Lufta me Hamasin kërcënon Lindjen e Mesme, predha nga Siria dhe

Lufta midis militantëve të Hamasit dhe Izraelit kërcënon të përfshijë Lindjen e Mesme në konflikt, pasi vendet fqinje janë me shumicë myslimane.

Mbi 1900 njerëz janë vrarë në të dyja anët që nga e shtuna kur Brigadat Al-Qassam, krahu i milicisë së Hamasit, organizuan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit që pa rreth 5000 raketa të lëshuara mbi territorin e tyre.

Lufta kërcënon kështu të përfshijë territoret përreth, pasi raportohet se predha janë lëshuar nga Siria dhe Libani në Izrael, teksa ushtria e vendit bombardonte të vetmen dalje tokësore nga Gaza në Egjipt, menjëherë pasi një zëdhënës ushtarak izraelit u tha civilëve të largoheshin përmes saj.

Sakaq trupat izraelite edhe pse janë grumbulluar në kufirin e Rripit të Gazës ende nuk duken të prirura për të kryer një ofensivë tokësore kundër Hamasit në territorin palestinez që strehon dy milionë banorë.

Izraeli ka ndërmarrë vetëm një fushatë intensive bombardimi nga ajri në Gaza, por agjencia e lajmeve AP raporton se nga Tel Avivi janë gati të mobilizojnë 360.000 rezervistë pasi të rifitojnë kontrollin e kufirit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi