Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 14%
  • Të drejtë 19%
  • Të vonuar 67%

Finlanda “shuan” Shpresat e Shqipërisë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 17:09 | Futboll
Finlanda “shuan” Shpresat e Shqipërisë

Pas dy fitoreve të para në Kualifikueset e Europianit, Shpresat e Shqipërisë janë mposhtur 4-1 në transfertë nga Finlanda.

Pavarësisht pritshmërive për një rezultat pozitiv nga ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, ndeshja nisi shumë keq për kuqezinjtë e vegjël, pasi pësuan dy gola të shpejtë, në minutën e katërt dhe në minutën e gjashtë, nga i njëjti autor Liimatta, i cili shënoi edhe golin e tretë në nisjen e pjesës së dytë.

Reagimi i Shpresave të Shqipërisë ishte i vakët dhe goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 80 nga Pajaziti. Në minutën e 6 të shtesës, Ylitolva e vulosi rezultatin në 4-1 për Finlandës.

Aktualisht, pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë, 2 fitore dhe një humbje.

Ditari A2 CNN