Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Sulme nga toka, ajri dhe deti, ushtria izraelite nga momenti në moment hyn në Gaza

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 19:29 | Bota
Sulme nga toka, ajri dhe deti, ushtria izraelite nga momenti në moment hyn

Forcat mbrojtëse të Izrael nxorën një deklaratë për mediat ku bëjne me dije se trupat ushtarake janë gati të zgjerojnë operacionet e tyre në terren.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse me ndihmën e qindra mijëra trupa nga personeli rezervë”, shkruhet mes të tjerash në deklara.

Momenti kur ky inkursion do të nisë nuk u bë me dije, teksa ka skaduar dhe afati që autoritetet izraelite iu dhanë civilëve palestineze që të largohen nga Gaza.

Mes të tjerash, në deklaratën për shtyp shkruhet se në ofensivë do të përfshihen

forcat ajrore, detare dhe tokësore.

“Pajisjet thelbësore luftarake janë dërguar tashmë në vendet përkatëse dhe batalionet me ushtarë të IDF janë dislokuar strategjikisht në të gjithë vendin”, thuhet mes rreshtash.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli