Në luftën në Izrael janë futur aktorë të tjerë. Ka informacione që e tregojnë Korenë e Veriut si një furnizuesve me armë të terroristëve të Hamasit.
Sipas raportimeve, ka përdorur lëshuesit F-7 të cilët janë dizajnuar për të goditur autoblindat, në sulmet e tyre ndaj civilëve.
Armët e përdorura nga Hamasi dhe të mbledhura më pas nga forcat izraelite ishin nga Pyongyang, sipas asaj që kanë deklaruar për AP, zyrtarë nga Koreja e Jugut si dhe ekspertë të armëve të prodhuara në Korenë e Veriut.
Gjatë sulmit të bërë nga Hamasi në Izrael më 7 tetor, disa prej terroristëve kanë përdorur edhe pushkë të Tipit 58 rifles, të cilët janë një variant i kallashnikovit.
Vendi i izoluar i Kim Jong Un po shet ilegalisht armë për të financuar programin e tij të armëve bërthamore. Në fakt, F-7 dhe pushkët besohet se i janë shitur fillimisht Iranit dhe më pas i janë dorëzuar Hamasit.
Pheniani ka mohuar publikisht armatosjen e Hamasit, duke e quajtur pretendimin “të pabazë dhe të rremë” të propaganduar nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, provat e kundërshtojnë Korenë e Veriut pasi imazhet e publikuara nga vetë Hamasi treguan terroristët që mbanin armët e sekuestruara nga ushtria izraelite. (A2 Televizion)