Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Seanca u mbyll, Berisha vijon fjalën në Foltore në errësirë: Dritat u fikën nga një grup gangsterësh

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 08:56 | Politikë
Seanca u mbyll, Berisha vijon fjalën në Foltore në

Seanca e sotme parlamentare u zhvillua në kushte të pazakonta. Për shkak të trazirave që u krijuan në Kuvend nga opozita, seanca u shty, por opozita nuk e ndali aksionin e saj. Sali Berisha ka vijuar të mbajë fjalën e tij në Foltore, ndonëse dritat në Kuvend janë fikur.

Ky akt, për Berishën është tregues se çfarë përfaqëson kjo qeveri.

“Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan. Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë.

Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet.

Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij xhelatë, mori përsipër duke gjetur një peng, të keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës në reformën elektorale, në një kohë kur ai nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe më kriminale.

Kjo është dita e parë e betejës sonë, në këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush.

Ju, me kurajën votuat kundër qeverisë. Kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ka rekordet më të zeza në lidhje me krimin dhe drogën. Ka rekordet më të zeza në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike dhe fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës nga Sinaloa e Meksikës që sot është kryekarteli i botës te grupet në Ekuador dhe në vende të tjera. ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunimin masiv të votës”, tha Berisha.

45 deputetë të Partisë Demokratike kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave në Kuvend  dhe nuk kanë lejuar nisjen e seancës plenare. Opozita pretendon se zëri i tyre nuk dëgjohet, e ndërsa socialistët kanë nisur mbledhjen e firmave për përjashtimin e deputetëve. Për pasojë, seanca u shty.

A2 CNN Livestream

Dita jonë