Dhëndrit të tij i janë vënë prangat për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por për Sali Berishën, i vetmi “gabim” që ka bërë Jamarbër Malltezi është që është bashkëshorti i vajzës së tij. Në një deklaratë emergjente për mediat, kreu i Rithemelimit deklaroi se akuzat ndaj tij dhe Malltezit janë të motivuara politikisht. (A2 Televizion)