Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Çfarë ndodh në mendjen e një terroristi?

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 09:02 | Bota
Çfarë ndodh në mendjen e një terroristi?

Një ideologji gjithëpërfshirëse mposht çdo konsideratë tjetër te terroristët. Këtë e gjeti psikologia Jocelyn Belanger, nga Universiteti i Nju-Jorkut në Abu Dhabi, e cila mundi të intervistonte terroristët islamikë të ndaluar për të kuptuar se çfarë e krijon formën e tyre të veçantë mendore. Siç raportohet në “Philosophical Transactions of the Royal Society”, pika kryesore në to është vendosja e një ideologjie që shpjegon dhe rregullon gjithçka në qendër të identitetit të tyre, pastaj leximi i botës vetëm përmes saj.

Kjo formë mendore çon në katër procese që i hapin rrugën terrorizmit: dorëzimi moral (d.m.th., shembja e çdo norme të brendshme si: “mos vrit”) që lejon njeriun të kryejë krime pa ndjerë keqardhje. Pastaj urrejtja, e cila lëshohet kundër kujtdo që vë në dyshim ideologjinë. Kufizimi i marrëdhënieve shoqërore, të cilat reduktohen vetëm në kontakte me ata që mendojnë njësoj. Së fundi, “reagimi psikologjik”, pra një rezistencë, shpeshherë e pavetëdijshme, ndaj çdo urdhri apo këshille që vjen edhe nga njerëz të afërt, si të afërm e miq, në emër të lirisë së tyre”.

Kjo do të thotë se përpjekja për të ndryshuar mendjen e tyre me besim racional është, për fat të keq, e padobishme. E vetmja mënyrë, thonë ekspertët, është të plotësohet nevoja e terroristëve për të qenë pjesë e një grupi mbështetës, duke i gjetur ata një grup jo të dhunshëm, i cili gjithashtu është në gjendje t’ua bëjë jetën më të kënaqshme se ajo e mëparshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli