Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Sunak informon deputetët britanikë: Raketa mbi spitalin në Gaza ishte nga Hamasi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 16:38 | Bota
Sunak informon deputetët britanikë: Raketa mbi spitalin në Gaza

“Shpërthimi në spitalin e Gazës që shkaktoi mbi 470 viktima, me shumë mundësi u shkaktua nga një raketë e hedhur nga Hamasi”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak përpara deputetëve britanikë, pas vizitës së tij në Lindjen e Mesme, për shkak të konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Hamasit.

Bota myslimane fajësoi Izraelin për këtë sulm të rëndë, teksa ushtria e Izraelit nxori pamje të disa raketave të lëshuara nga Hamasi, që u pasuan më pas nga shpërthimi në zonën ku ndodhej spitali.

Gjatë fjalës së tij, Sunak gjithashtu kërkoi më shumë ndihma për civilët në Gaza, të cilët ndodhen në një situatë të vështirë.

“Të gjithë ne e mirëpresim hapjen e kufizuar të kalimit në Rafah. Është përparim i rëndësishëm dhe dëshmi e fuqisë së diplomacisë, por nuk mjafton. Ne kemi dhënë tashmë 10 milionë paund mbështetje shtesë për të ndihmuar civilët në Gaza. Dhe sot mund të njoftoj se po shkojmë më tej. Ne jemi duke ofruar 20 milionë paund shtesë ndihmë humanitare për civilët në Gaza, duke dyfishuar mbështetjen tonë të mëparshme për popullin palestinez”, tha Sunak.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani