Neptun në këtë 30-vjetor me 30 dyqane

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 14:01 | Teknologji
Neptun në këtë 30-vjetor me 30 dyqane

Thuhet që çdo rast është i mirë për të festuar, por kur rastet bëhen 2, festa nuk mbaron.

Neptun feston 30 vite me dyqanin e 30-të në një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit.

Ditën e shtunë, në 21 tetor, tek “Ali Demi”, u hapën dyert e dyqanit më te ri Neptun. Është i 30-ti, një numër që këtë vit ka qenë kryefjala në çdo komunikim pasi përkon edhe me përvjetorin e 30-të të kompanisë.

Kanë kaluar shumë vite që kur Neptun ka filluar aktivitetin dhe ka shitur pajisjen e parë. Sot rrjeti i dyqaneve është më i madhi në Shqipëri në këtë industri dhe mund te themi që çdo dyqan Neptun është si një panair i vërtetë i produkteve elektronike, ku konsumatorët mund të gjejnë, krahasojnë dhe provojnë nga gama e gjerë e produkteve nga markat më të njohura ndërkombëtare, si dhe të zbulojnë risitë që ka tregu.

Për dyqanin në “Ali Dem”, është zgjedhur një vendndodhje perfekte, lehtësisht e aksesueshme në rrugën kryesore, vetëm 200 m nga fusha (të cilën e njohin të gjithë). Një dyqan i bukur dhe modern, ku secili mund të gjejë çdo gjë që i duhet me çmimin më të mire në treg, nëpërmjet “Çmimit të garantuar” ku klientët mund të marrin çdo gjë 1000 lekë më lirë se kudo tjetër.

E në fokus të Neptun mbetet gjithmonë konsumatori dhe ne jemi të bindur qe për banorët e Ali Demit, pasja e Neptun-it kaq afër do të sjellë shumë përfitime. Në fund të fundit qëllimi i Neptun është që të mundësoje një jetesë me të mirë, çdo ditë. Këtë e bëjnë në radhë të parë nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë por pse jo edhe nëpërmjet ardhjes fare pranë shtëpisë të gjithsecilit ose e thënë ndryshe ardhjes “në lagje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos