Interesat ligjore të ish-kryeministrit Sali Berisha u pëfaqësuan në ditën e parë e të dytë nga avokatët e tij të zgjedhur, Genci Gjokutaj e Sokol Mëngjesi. Ata braktisën gjyqin në ditën e dytë, pasi kishin shfaqur kërkesë për përjashtim të gjyqtares, për shkak se Berisha e kishte kallëzuar penalisht në SPAK për “shpërdorim detyre”.
Vendin e tyre e zuri avokati kryesisht Artan Simoni, që vetëm në pak orë, mbrëmjen e së mërkurës, u zëvendësua nga avokatet Rabie Cenalia e Jalldiz Kastrati.
Gjatë kësaj fashe orare, një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Posaçme refuzoi kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Përmes avokates Teodoresku, për të cilën gjykata nuk dha sqarime se kur u thirr për këtë çështje dhe as për kohën që iu vu në dispozicion për t’u njohur me dosjen, ligjëroi masat shtrënguese në të cilat do të hetohet ish-kryeministri Sali Berisha. (A2 Televizion)