
Pranvera Resulaj, deputete e Partisë Socialiste, e ftuar në “A2 Business” me Aurora Sulçe në A2 CNN, ka folur në lidhje me ligjin për legalizimin e kanabisit.
Sipas deputetes socialiste, duhet të kuptojmë që ligji në fjalë ka të bëjë me përdorimin për arsye mjekësore dhe industriale, dhe padyshim që nuk përjashtohet as qëllimi ekonomik.
Sfida më e madhe, sipas Resulit, mbetet implementimi dhe zbatimi i këtij projektligji, si një nga shqetësimet kryesore edhe të ndërkombëtarëve.
A i duhet Shqipërisë legalizimi i kanabisit?
Duhet të kuptojmë që përdorimin e ka për arsye mjekësore dhe industriale, dhe padyshim që nuk përjashtohet as qëllimi ekonomik.
Pavarësisht të gjitha dilemave që mund të ketë, përdorimi është mjekësor dhe industrial. Sigurisht që karakterin e ka edhe ekonomik, për sa kohë flasim edhe për eksporte.
Në projektligj janë parashtruar të gjitha hapat në mënyrë të detajuar, dhe problemi i vetëm që mbetet, ashtu sikurse në çdo projektligj , mënyra se si zbatohet dhe se si ndiqet dhe ky është shqetësimi i ndërkombëtarëve dhe BE për të parë se sa mirë do të zbatohen të gjitha hapat e këtij projektligji. (A2 Televizion)