Të paktën 52 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një autostradë në Brandenburg, në Gjermaninë lindore.
Një kamion që transportonte naftë dhe kishte si destinacion Berlinin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe u përplas me një kamion tjetër, i cili humbi kontrollin u përplas kokë më kokë me një autobus me turistë polakë.
Ambulanca dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa autostrada u bllokua përkohësisht. Dhjetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital. (A2 Televizion)