Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Akuzat për “vjedhje” të të dhënave, shefi i TikTok: Nuk kemi ndarë kurrë informacion me Kinën

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 18:45 | Bota
Akuzat për “vjedhje” të të dhënave, shefi i

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew pritet që të flasë para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Sipas Reuters, Chew në këtë seancë do të argumentojë se aplikacioni, me 150 milionë qytetarë amerikanë që janë abonentë, nuk ka ndarë kurrë të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.

"TikTok nuk ka ndarë kurrë dhe as nuk ka marrë një kërkesë për të ndarë të dhënat e SHBA nga qeveria kineze," mëson agjencia e lajmeve Reuters se do të thotë CEO i TikTok.

Sipas tij, kompania mëmë e TikTok, ByteDance ,nuk zotërohet apo kontrollohet nga asnjë ent qeveritar apo shtetëror.

 “Më lejoni ta deklaroj këtë kategorikisht: ByteDance nuk është agjent i Kinës apo i ndonjë vendi tjetër”, do t'i thotë komitetit Shou Zi Chew.

Kujtojmë se TikTok bëri të ditur të hënën se më shumë se 150 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara e përdorin aplikacionin popullor në baza mujore.

"Ndërsa përdoruesit e TikTok në Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 10% të komunitetit tonë global, zëri i tyre përbën 25% të shikimeve totale në mbarë botën."

Britania, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Holanda, Belgjika dhe Kanadaja kanë lëshuar së fundmi urdhra për ndalimin e përdorimit të TikTok.

Ekspertët druhen se informacione sensitive mund të ekspozohen gjatë shkarkimit të aplikacionit, veçanërisht në pajisjet qeveritare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani