“Automatikë” me fishekzjarrë në Gjeorgji

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2024, 10:22 | Kapur në kamera

Pamje dramatike vijnë nga Gjeorgjia, vendi i përfshirë nga protesta të dhunshme prej disa ditësh tashmë. Protestuesit hodhën fishekzjarrë ndaj forcave të policisë pranë Parlamentit, ndërsa autoritetet u kundërpërgjigjën me topa uji në sheshin Rustaveli, shkruan A2 CNN.

Protestat shpërthyen që të dielën në mbrëmje, duke reflektuar zemërimin e popullatës ndaj vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian për katër vitet e ardhshme.

Partia në pushtet, Georgian Dream, është akuzuar nga opozita për ndjekjen e politikave autoritare, anti-perëndimore dhe pro-ruse. Kjo krizë ka thelluar ndarjet politike në vendin me 3.7 milionë banorë dhe ka nxitur protesta masive në mbështetje të integrimit evropian. Nga dita e enjte mijëra qytetarë pro-BE kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar vendimin, përballë forcave të sigurisë të armatosura me gaz lotsjellës dhe topa uji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos