31 persona mbetën të plagosur pasi një makinë u fut brenda një lokali duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara.
Ngjarja ndodhi në Arizona, SHBA, shkruan A2 CNN. Policia lokale arrestoi shoferin, 73-vjeçarin Thomas Kane.
Policia tha se ai po largohej nga lokali në momentin e incidentit.
Mbi Kane rëndojnë 12 akuza për plagosje të rëndë, 17 akuza për vënien në rrezik të të tjerëve dhe një akuzë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. (A2 Televizion)