Një mace në hapësirë! NASA publikon për herë të parë një video kilometra larg Tokës

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 17:55 | Kapur në kamera


Ajo mund të mos jetë macja e parë në hapësirë, ky nder i shkon një maceje franceze të quajtur Félicette në vitin 1963, por të hënën “Taters” mori një çmim ndoshta më të madh, atë të videos së parë të një maceje në hapësirë.

Nasa ka transmetuar një video me definicion të lartë të Taters që kthehet në Tokë nga thellësia e hapësirës. Videoja 15 sekondëshe, në të cilën shfaqet Taters që ndjekë një pikë lazeri.

15 sekondat e famës së Tater ishin në fakt një eksperiment i NASA-s i krijuar për të ndihmuar në testimin e mundësisë së dërgimit të videove në hapësirë ​​të thellë, për kohën kur njerëzit do të udhëtojnë përfundimisht jashtë orbitës së Tokës.

Testi i NASA-s ishte pjesë e misionit Deep Space Optical Communications (DSOC) dhe e para që shikon komunikimet që arrijnë më tej se midis Tokës dhe Hënës. Nasa e quajti këtë si “një moment historik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos