Courteney Cox, e cila ka luajtur rolin e Monica Geller në serialin hit “Friends” ka gjetur forcën dhe ka shkruar disa rreshta për bashkëshortin e saj në film dhe shokun e ngushtë në jetën reale, Matthew Perry.
“Jam shumë mirënjohëse për çdo moment që kam pasur me ty Matty dhe më mungon çdo ditë”, ka shkruar ajo.
Bashkangjitur postimit, ajo ka publikuar video nga një prej momenteve që e konsideron si të preferuarat e saj dhe kjo për një arsye të vetme. Bëhet fjalë për një nga episodet që ishte parashikuar që Monica dhe Chandler do të shpenzonin një natë në Londër, mirëpo reagimi i publikut, ndryshoi gjithë rrjedhën e skenarit.
“Kur punon me dikë aq ngushtë sa unë me Matthew, ka një mijë momente që do të doja t'i ndaja. Për momentin, këtu është një nga të preferuarat e mia. Për të dhënë një panoramë mbi skenën në fjalë, Chandler dhe Monica duhej të kalonin një natë në Londër, por për shkak të reagimeve të forta të publikut, kjo u bë fillimi i historisë së tyre të dashurisë. Në këtë skenë, para se të fillonim xhirimet, ai më pëshpëriti një rresht shumë për të qeshut. Shpesh bënte gjëra të tilla. Ai ishte shumë gazmor dhe shumë i sjellshëm”, ka vijuar Courteney Cox.
View this post on Instagram