Cristiano Ronaldo është fotografuar teksa prek me pasion të pasmet e partneres së tij, Georgina Rodriguez, teksa po shijojnë pushime romantike në Saint Tropez, mbi një jaht luksoz.
39-vjeçari po kalon disa ditë relaksi në jug të Francës, për t’u bërë gati për sezonin e ri në Arabinë Saudite. Portugezi ishte kthyer në Europë pasi mori pjesë në shortin e Champions League gjatë javës së kaluar, që u zhvillua në Monte Carlo dhe përfitoi për të bërë edhe disa ditë plazh.
CR7 mori një çmim gjatë ceremonisë si golashënuesi më i mirë i historisë së kompeticionit, ku ka realizuar 140 gola në 183 ndeshje.
Ronaldo dhe Georgina jetojnë aktualisht në Arabinë Saudite, ku portugezi luan për Al-Nassr. Të dy po rrisin 5 fëmijë bashkë, edhe pse nëna e djalit të madh, CR7 Junior nuk është zbuluar kurrë dhe dy binjakët janë lindur përmes surrogacisë. (A2 Televizion)