Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 11%
  • E vështirë 67%
  • E pamundur 22%

Në Nju-Jork të çmendur pas Dua Lipës, këngëtarja mbrohet nga forca të shumta sigurie

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 21:59 | Showbiz

Dua Lipa ka udhëtuar së fundmi në Nju-Jork, aty ku duket se fansat e saj janë të shumtë dhe të çmendur pas artistes me origjinë shqiptare.

Ajo ka qenë e pranishme në studion e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” dhe pasi është larguar nga godina, me qindra fansa kanë pritur në ambientet e jashtme këngëtaren për ta takuar atë dhe për të bërë foto. Kjo gjë ka bërë që Dua Lipa të shoqërohet nga një numër i madh forcash sigurie.

Dua ka publikuar së fundmi këngën “Houdini”, i cili do të jetë edhe pjesë e albumit të saj të tretë që pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Dua ka publikuar albumin e saj të parë të quajtur “Dua Lipa” në qershor të vitit 2017, i cili përmbante hite si “New Rules”, “IDGAF” dhe “Be The One. Ajo fitoi çmimin ‘Grammy’ në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ në shkurt të vitit 2019 në edicionin e 61-të të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’. Artistja nga Kosova publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit 2020 gjatë pandemisë COVID-19, i cili përmbante gjashtë këngë solo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë